BallinaBotaTrump hedh poshtë sondazhet dhe sulmon New York Times: Janë të korruptuar,...

Trump hedh poshtë sondazhet dhe sulmon New York Times: Janë të korruptuar, duan të ulin entuziazmin e votuesve

spot_img
spot_img

Ish-presidenti Donald Trump i quajti sondazhet e fundit “të korruptuara” dhe “të rreme,” duke iu referuar shifrave të publikuara nga The New York Times.

“Kemi të gjitha këto gjëra të pavlera që ndodhin me shtypin dhe me gjëra të rreme dhe sondazhe të rreme,” tha Trump. “Sondazhet janë po aq të korruptuara sa disa nga shkrimtarët atje prapa.”

Këto komente erdhën disa minuta pasi fushata e Trump publikoi një memo duke akuzuar The Neë York Times për publikimin e një sondazhi të krijuar për të zbehur entuziazmin e votuesve të tyre.

Stafi i Trump pretendon se sondazhet e fundit të The New York Times dhe Des Moines Register janë krijuar për të ulur pjesëmarrjen e votuesve të Trump duke paraqitur një tablo të zymtë të perspektivave të rizgjedhjes së Trump.

“Disa në media po zgjedhin të amplifikojnë një përpjekje të nxituar për të zbehur dhe ulur entuziazmin e votuesve,” thuhet në memo e anketuesve të fushatës së Trump, Tony Fabrizio dhe Tim Saler. “Kjo nuk ka funksionuar. Votuesit tanë janë si Presidenti Trump: ata luftojnë.”

Memo pretendon se sondazhet e Times kanë mostra të njëanshme dhe përfaqësojnë më shumë votues demokratë krahasuar me trendet aktuale të regjistrimit të votuesve dhe pjesëmarrjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular