BallinaKryesoreU vu nën hetim nga SPAK, ironizon kryebashkiaku i Shkodrës! Benet Beci:...

U vu nën hetim nga SPAK, ironizon kryebashkiaku i Shkodrës! Benet Beci: Dorëheqjen e kisha sekret, e dhashë sepse do bëhem…

Benet Beci, kreu i Bashkisë së Shkodrës, ka reaguar pas u vu nën hetim nga SPAK.

Beci u është përgjigjur aludimeve se ka dhënë dorëheqje si kryebashkiak. Duke ironizuar, ai thotë se e kishte sekret dorëheqjen dhe se do ta njoftonte nesër, sepse do të bëhet president i SHBA-ve me kërkesë të dy kandidatëve, Donald Trump dhe Kamala Harris.

“Nuk e di ku dreqin e kane marre vesh disa portale qe kam dhene doreheqjen se ishte sekret deri neser! Po tani qe doli po e them edhe arsyen: Neser zgjidhem une President i Amerikes me kerkese te dy kandidateve te tjere, meqe e tregova ne Shkoder se jam i pelqyeshem per te dy palët”, duke nënkuptuar se dorëheqja nga ana e tij është jo e vërtetë.

REAGIMI I BENET BECIT

Sipas gazetares Klodiana Lala, Beci është vënë nën hetim pasi dyshohet për shkelje të kryera gjatë detyrave të mëparshme, jo si kryebashkiak i Shkodrës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular