Kryeministri Edi Rama ka postuar një video që tregon lëvizjen e makinave gjatë natës mbi urën e re në Kukës të hapur ditën e sotme.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama uron të gjithë qytetarët që do të kalojnë mbi këtë urë, ndërsa nuk ka kursyer as batutat dhe ironinë për të gjithë ata që shanin dhe uronin që ura të shembej.
Postimi i Ramës:
Për hajër URA E MADHE E KUKËSITDhe një lutje e sinqertë për ata që thoshin ra ura, u ndryshk ura, u prish ura: Kur të kaloni mbi urë ta gëzoni po aman shani sa më shumë, se plas syri i keq dhe na shtoni inatin për punë
#KrenarPërShqipërinë♥️…