BallinaSocialeWIZZ AIR feston 15 milionë pasagjerë në Shqipëri

WIZZ AIR feston 15 milionë pasagjerë në Shqipëri

spot_img
spot_img

Tiranë, 5 nëntor 2024 – Wizz Air, linja ajrore më e madhe me kosto të ulët në Shqipëri, vazhdon zgjerimin e saj dinamik në tregun shqiptar dhe është e lumtur të njoftojë se është bërë zgjedhja e preferuar e 15 milion pasagjerëve në Shqipëri që nga viti 2017. Me prezantimin e fundit të sezonit dimëror me 44 linja të reja drejt 14 shteteve, përfshirë destinacionet e reja drejt Stuttgart dhe Salerno, linja ajrore po përmirëson lidhjet dhe po ofron akoma më shumë mundësi udhëtimi me çmime të përballueshme për njerëzit, të cilët udhëtojnë nga dhe drejt Shqipërisë. Kjo arritje reflekton përkushtimin e Wizz Air për të zgjeruar mundësitë e udhëtimit ajror, në mënyrë më efikase dhe të qëndrueshme në rajon.

Linja ajrore shpall udhëheqjen e saj dhe rritjen e rëndësishme, duke zotëruar 59% të tregut. Wizz Air ka konsoliduar pozicionin e saj si linja ajrore e zgjedhur e shqiptarëve, duke rritur kapacitetin e vendeve deri në gati 7 milionë pasagjerë në vitin 2024, një rritje e jashtëzakonshme prej 39%, krahasuar me vitin e kaluar. Kjo rritje e shpejtë përputhet me misionin e Wizz Air për ta bërë udhëtimin e arritshëm për të gjithë, duke ofruar 53 linja drejt 15 vendeve nga Shqipëria gjatë gjithë vitit.

Duke demonstruar ekselencë dhe efikasitet operacional, Wizz Air operon me një flotë moderne të avionëve Airbus A321 dhe Airbus A320, duke mundësuar shërbim të efektshëm në të gjithë rrjetin e saj. Vitin e kaluar, linja ajrore planifikoi më shumë se 27,000 fluturime, duke rritur numrin deri në 40%, krahasuar me vitin e kaluar. Plotësimi me 99.4% i kritereve reflekton përkushtimin e saj për të ofruar shërbim të besueshëm për pasagjerët e saj.

Tamara Nikiforova, Menaxhere e Lartë e Komunikimeve në Wizz Air, tha: “Në Wizz Air, ne e njohim plotësisht rëndësinë e nxitjes të rritjes së turizmit në Shqipëri dhe jemi krenarë të mbështesim vendin në arritjen e këtij qëllimi. Përkushtimi i Wizz Air shkon përtej lidhjes; ne i japim prioritet zhvillimit të qëndrueshëm duke rritur aksesin shoqëror dhe promovuar qëndrueshmërinë ekonomike. Jemi krenarë të krijojmë mundësi për udhëtarët dhe komunitetet që shërbejmë, duke forcuar pozicionin e Shqipërisë si një destinacion turistik në rritje në Evropën Juglindore. Duke qenë se çdo vend i pestë pune në Shqipëri pritet të jetë brenda sektorit të turizmit, ne e kuptojmë ndikimin transformues të aviacionit në ekonominë lokale. Operacionet tona jo vetëm që kanë lehtësuar udhëtimin për 15 milionë pasagjerë gjatë 7 viteve të fundit, por gjithashtu kanë mbështetur mbi 11,000 vende pune në industri të lidhura.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular