BallinaKronikeEMRI/Një person i maskuar me kapuç hodhi tritol, detaje nga shpërthimi në...

EMRI/Një person i maskuar me kapuç hodhi tritol, detaje nga shpërthimi në “Don Bosko”! Çfarë dihet për pronarin e banesës

spot_img
spot_img

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e një nate më parë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se në banesën e shtetasit  Aranit Beqirit është hedhur lëndë shpërthyese tritol.

Nga pamjet e sigurisë ka rezultuar që tritoli është hedhur nga një person i cili ka qenë i maskuar me kapuç në kokë. Tritoli është hedhur në oborr dhe nuk ka dëme materiale.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes duke qenë se Aranit Beqiraj nuk është në Shqipëri, por jashtë vendit. Për pronën nuk ka konflikte ndërkohë që është proceduar para disa muajsh nga policia për ndërtim pa leje pasi ka nisur rikontruksionin e shtëpisë pa leje.

Njoftimi i policise dje

Më datë 06.11.2024, rreth orës 19:50, në rrugën “Robert Naci”, në oborrin e një banese në ndërtim në pronësi të shtetasit A. B. është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë janë thyer xhamat e katit të 3-të të një banese tjetër private.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular