BallinaPolitikeFitorja e Donald Trump/ Rama nga Budapesti: Për Shqipërinë nuk bën dallim...

Fitorja e Donald Trump/ Rama nga Budapesti: Për Shqipërinë nuk bën dallim kush vjen në krye të Shtëpisë së Bardhë! Mund të jetë mundësi e madhe për Evropën!

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama komentoi fitoren e Donald Trump nga Budapesti.

Për kryeministrin Rama fitorja e Donald Trump nuk përbën asnjë ndryshim, pasi sic u shpreh ai shqiptarët janë komuniteti më pro amerikan në Evropë dhe kushdo te jete ne Shtepine e Bardhe nuk ben dallim.

“Për Shqipërinë nuk nënkupton asgjë, sepse asgjë nuk ndryshon. Shqiptarët janë komuniteti më pro amerikan në Evropë, kështu që kushdo që të jetë në Shtëpinë e Bardhën  nuk bën dallim të madh për ne. SHBA janë SHBA. Ne jemi shumë më pak të prekur nga ky emocion”, tha Rama

Rama u shpreh se fitorja e Donald Trump nuk duhet parë si diçka shqetësuese, pasi mund të jetë diçka e mirë për Evropën.

“Mënyra si e shoh unë është se është bërë shumë zhurmë, ndoshta jo në mënyrën e duhur për kthimin e tij të mundshëm. Përvoja më thotë që kur ishte president dhe të gjithë thonin se NATO do të bëhej më e dobët, NATO u bë më e fortë.

Kështu që le të shohim dhe të mos bëhemi histerik para se të shohim realitetin. SHBA janë SHBA dhe nuk mendoj që kjo do të jetë domosdoshmërish e keqe për Evropën, mund të jetë me e mirë për Evropën”, u shpreh kryeministri.

I pyetur se çfarë do ti thotë Presidentit të Ukrainës, Rama u përgjigj: Zelenskyt ja kam thënë, nuk është për tu shqetësuar për shkak të tij, por për të reflektuar dhe për të bërë shumë më tepër për të  pasur një Evropë më të fortë. Kur u zgjidh herën e parë të gjithë po dridheshin se ndoshta NATOs do ti vinte fundi, por NATO u bë më e fortë. Ajo që ka ndodhur në SHBA nuk duhet ta shohim shqetësuese. Mund të jetë një mundësi e madhe për ti bërë gjerat ndryshe për ne dhe botën.

PJESE NGA KOMUNIKIMI ME GAZETARET

-Samiti i tjetër i komunitetit është në Shqipëri. Cilat janë objektivat, ndryshimi i klimës, të tjera?

 Kryeministri Edi Rama: Po. Po marrim stafetën këtu për takimin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian në Shqipëri gjysmën e parë të vitit që vjen, dhe sigurisht ka shumë gjëra për të diskutuar. Ndryshimi i klimës është i kudogjendur dhe në krye të përparësive të vendeve evropiane, sigurisht, por ka edhe çështje të tjera për të diskutuar. Ne jemi shumë krenarë që të kemi mundësi që ta mikpresim këtë takim.

 -Pyetje lidhur me zgjedhjen e Presidentit  të ri të Amerikës.

 Kryeministri Edi Rama: Mënyra si e shoh unë është se është bërë shumë zhurmë, ndoshta, jo në mënyrën e duhur për kthimin e tij të mundshëm. Përvoja më thotë që kur ishte president dhe të gjithë thonin se NATO do të bëhej më e dobët, NATO-ja u bë më e fortë. Kështu që, le të shohim dhe le të mos bëhemi histerikë përpara se të shohim realitetin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe nuk mendoj që kjo do të jetë domosdoshmërisht diçka e keqe për Evropën. Mund të jetë një gjë shumë e mirë për Evropën.

 -Po çfarë do t’i thoni Zelenskit sot, kur të vijë? Çfarë do t’i thoni të atij?

Kryeministri Edi Rama: Ja kam thënë, mendoj që nuk është domosdoshmërisht diçka për t’u shqetësuar për shkak të tij, por diçka për të reflektuar, për të bërë shumë më tepër për të pasur një Evropë shumë më të fortë. Kur u zgjodh herën e parë, të gjithë po dridheshin, sepse ndoshta NATO-s do t’i vinte fundit, por NATO-ja u bë më e fortë.

Ndaj, nuk mendoj se ajo çfarë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është diçka që duhet ta shohim si shqetësuese. Në të kundërt, mund të jetë një mundësi e madhe për të bërë gjërat ndryshe për ne dhe për botën.

 -Po lidhur me stabilitetin në Gjermani, me rënien e koalicionit?

Kryeministri Edi Rama: Dëgjo, unë jam Kryeministri i Shqipërisë. Jam më i gjati mes tyre, por përfaqësoj një vend të vogël, kështu që nuk më takon mua të mendoj për të gjitha gjërat e mëdha. Për Shqipërinë nuk nënkupton asgjë, sepse asgjë nuk ndryshon. Shqiptarët janë komuniteti më pro-amerikan në Evropë, kështu që kushdo të jetë në Shtëpinë e Bardhë, nuk bën ndonjë dallim të madh, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu që ne jemi shumë më pak të prekur nga këto lloj emocionesh, sepse për ne është e njëjta gjë.

-Si e shihni propozimin për migrantët?

Kryeministri Edi Rama: Pyesni Giorgia se po vjen tani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular