Kryeministri Edi Rama është takuar me shefin e NATO-s, Mark Rutte, në Budapest, ku ndodhet në kuadër të mbledhjes së Komitetit Politik Europian.
“Kënaqësi që të shoh”, i thotë Rutte, Ramës, ndërsa shkëmbejnë dhe përqafime bashkë. Më pas ata kanë zhvilluar një mbledhje.
Një takim bilateral, Rama e ka patur edhe me kryeministrin e Holandës, Dick Schoof.
Ende nuk dihet se cilat kanë qenë temat për të cilat ka diskutuar Rama me Rutte dhe me Schoof.