BallinaPolitikeRama në një tavolinë me Mitsotakis dhe Erdogan në Budapest, ja për...

Rama në një tavolinë me Mitsotakis dhe Erdogan në Budapest, ja për çfarë po diskutohet

spot_img
spot_img

Në Budapest po mbahet takimi i Komunitetit Politik Europian, aty ku kryeministri Edi Rama dhe disa udhëheqës shteti diskutuan të enjten për zhvillimet ndërkombëtare.

Në mbledhjen kokë-më-kokë morën pjesë presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe kreu i shtetit të Qipros, Nikos Christodoulides.

Takimi u reflektua me postime edhe në rrjetet sociale nga zëdhënësit e liderëve pjesëmarrës. Komuniteti Politik Europian bëri bashkë në Hungari krerët e 47 shteteve.

Në agjendën e diskutimeve u shtruan çështje si konkurrueshmëria e Bashkimit Europian, qëndrimet gjeopolitike të Europës përballë kërcënimeve dhe mbrojtja e kontinentit.

Pjesëmarrësit shkëmbyen pikëpamje për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe domethënia e tyre në fushën politike të BE-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular