BallinaSportVIDEO/ Gafë amatorësh, anglezët u mundën nga penalltia më qesharake e shkaktuar...

VIDEO/ Gafë amatorësh, anglezët u mundën nga penalltia më qesharake e shkaktuar ndonjëherë në Ligën e Kampioneve

Aston Vila kishte fituar të tre ndeshjet e para në këtë edicion të Ligës ë Kampioneve pa pësuar asnjë gol. Goli i parë i pësuar i kushtoi shumë shtrenjtë, pasi i solli humbjen përballë Klub Bryzh dhe ai ka ardhur në mënyrën më qesharake të mundshme.

Mbrojtësi i skuadrës angleze, Tajron Mings, ka bërë një gafë amatorësh, që nuk pritet të ndodhë në nivele të tilla. Pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, portieri Emiliano Martinez bëri një rivënie fundore duke i pasuar topin Mings. Por ky i fundit u ngatërrua duke kujtuar se ia kishte kaluar që të bënte ai rivënien në lojë dhe preku sferën me dorë brenda zonës.

SHIH VIDEON

Gjyqtari nuk hezitoi dhe bëri shenjë nga pika e bardhë e penalltisë pas kësaj gafe amatoreske të lojtarit të Aston Vilës dhe Vanaken nuk gaboi duke shënuar golin që solli fitoren e Klub Bryzh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular