BallinaAktualitetBerat Buzhala: Administratën e Trump nuk e pengon gjë që ta heqë...

Berat Buzhala: Administratën e Trump nuk e pengon gjë që ta heqë “Non Gata” të Berishës, Rama nuk është kundër!

spot_img
spot_img

A mundet që ta heqë administrata e Donald Trump nga lista “non grata” kryedemokratin Sali Berisha?

Për gazetarin Berat Buzhala, administrata e Trumpit tanimë i ka duart e lira dhe mund të zhbëjë çdo gjë që është vendosur nga parardhësit e tyre. Më tej gjatë fjalës së tij, Buzhala thotë se është e padrejtë mbajtja e Berishës në “listën e zezë” të SHBA pasi thotë se nuk duhet të ishte aty.

Blendi Fevziu: Entuziasmi i Berishës vjen nga fakti që sanksionimi i tij si “non grata” që nga administrata Biden. A ka shanse që administrata e Trump ta heqë këtë vendim dhe a mund të ndryshojë diçka?

Berat Buzhala: Administrata Trump tani i ka duart e lira që të zhbëjë çdo gjë që e kanë bërë administratat e kaluara për të mbajtur çdo gjë që i leverdis këtyre. Besoj se nuk kanë asgjë kundër që ta heqin. Unë madje besoj që edhe Rama nuk ka asgjë kundër, nuk i pengon atij heqja e Berishës nga lista e zezë.

Edhe në komunikimet që kam pasur më herët me Grenell kemi diskutuar për Berishën. Ai thoshte që është e padrejtë mbajtja e Berishës në listën e zezë. Të gjithë e dimë që është e padrejtë mbajtja e Berishës në listën e zezë sepse nuk është prej tipave që duhet të ishte në listën e zezë. Për fatin tonë, Trump nuk është ideolog. Qasja e Trumpit është “kush më do mua, unë e dua atë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular