Industria e sigurimeve guxon të kapërcejë barrierat e ngritura nga politika dhe gjeopolitika në Veriun e Mitrovicës.
Nga sot hapi dyert dega më e re e kompanisë së sigurimeve Eurosig, e cila do t’u vijë në ndihmë afro 100 mijë banorëve të Mitrovicës, bizneseve dhe institucioneve publike.
Asnjë kompani e sigurimeve të Kosovës nuk ka ushtruar deri më tani aktivitet në pjesën veriore të Mitrovicës.
Eurosig është kompania e parë që nis aktivitetin në qytetin e njohur të minatorëve dhe rrokut.
Kompania Eurosig prej shumë vitesh ushtron aktivitetin në Kosovë dhe ka shtrirje në të gjithë territorin e Kosovës me 30 zyra shitje dhe mbi 200 punonjës.