BallinaAktualitetFiks Fare/Pikës turistike në Bovillë i del “pronari”. Kush do që të...

Fiks Fare/Pikës turistike në Bovillë i del “pronari”. Kush do që të shijojë bukuritë paguan taksën 1 euro

spot_img
spot_img

Liqeni i Bovillës, i gjendur 14 km larg Tiranës është kthyer në një atraksion turistik për shumë vizitorë shqiptarë e të huaj të apasionuar pas natyrës.

Liqeni i Bovillës është ujëmbledhësi më i madh i rrethit të Tiranës. Liqeni rrethohet nga një kurorë malesh, si malet e Brarit dhe ai i Gamtit.

Por për të shkuar në pikën më të lartë që të shijosh bukuritë natyrore, duhet të paguash një tarifë 1 euro personi. Kjo për arsye sepse ka dalë “pronari” i malit.

Në redaksinë e ‘Fiks Fare’  mbërrijnë disa kupona që lëshon 1 biznes aty si taksë hyrëse në zonën e mbrojtur të Bovillës.

Menjëherë pas ankesës së qytetarëve Fiksi niset  drejt Bovillës dhe shohin se në  mes të rrugës , qëndron një makinë e parkuar dhe një zotëri u merr të gjithë personave që duan të ngjiten në majë 1 euro ose 100 lekë për person. Pranë makinës është një tabel në të cilën shkruhet “Përdorimi i shkallëve të ballkonit kushton 1 Euro”

‘Fiks Fare’ filmon të gjithë procedurën e dhënies së kuponit tatimor nga punonjësi i cili e jepte si taks hyrëse për të gjithë turistat apo vendasit që duan të ngjiten lart në majë të shijojnë bukurinë.

Edhe gazetarët e Fiksit ndoqën të njëjtën rrugë. Pasi  morën kuponin tatimor verifikojnë numrin e niptit që gjendet në biletë. Pas kontrollit në QKB na del që Nipti L71726003L nuk ka licencë aktive.

“Fiks Fare” interviston punonjësin dhe ai shprehet se ” Nuk kam dijeni, unë jam  thjesht një punëtorë, pyesni pronarin, këtu kanë ardhur dhe të tatimeve..”

Pas disa minutash në vend vjen edhe pronari i biznesit, Bujar Hyseni .Ai përpara kameras së ‘Fiks Fare’ shprehet  se ky vend është në Zonë të Mbrojtur dhe ai ka marrë leje nga ministria për të ushtruar biznes.

Pronari u  paraqet gazetarëve të Fiksit dhe ekstratin e regjistrit tregtar me të dhënat e subjektit “Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar” ku thuhet se afati i emërimit të tij si administrator ka përfunduar. Në këtë ekstrakt lexohet se leja ka filluar nga data 15/02/2019 deri më 15/02/2024,  pra afati ka skaduar. Z.Bujar i vënë para këtij fakti shfaqet i habitur para gazetarëve të Fiksit duke pohuar se nuk e kishte dijeni që i ka skaduar afati.

‘Fiks Fare’ u interesua pranë Bashkisë së Krujës, pasi zona ku operon subjekti ‘Argëtimi B.H’ është nën administrimin e Njësisë Cudhi.

Bashkia e Krujës në përgjigjen e saj thotë se ky subjekt ka një aktivitet ‘bar-restorant’ dhe rezulton taksapagues i rregullt në Drejtorinë e Tatim Taksave Vendore

Për aktivitetin tjetër që ai ushtron, marrjen e taksës hyrëse në zonën turistike, bashkia sqaron se nuk është nën administrimin e saj, por të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, me të cilin ky subjekt ka një kontratë qiraje.

Fiks Fare iu drejtua Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe AKZM Durrës ku  në përgjigjen e saj thuhet se pas informimit nga Fiks Fare ka kryer inspektim në Zonën e Mbrojtur të Parkut Kombëtar të Dajtit, ku bën pjesë dhe Bovilla. Gjithashtu kanë  konstatuar se subjekti “Argëtimi” nën adminsitrimin e zotit Bujar Hyseni ka shkelur kushtet e kontratës që ka me ta,në përfitim të palëve të treta.

Gjithashtu në këtë përgjigje thuhet se kanë ngritur 1 grup pune që do të monitorojë zonën e Bovillës për një periudhë 4 ditore. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura i ka denoncuar në Policinë e Krujës veprimet e këtij subjekti privat që merr taksa për turistët.

‘Fiks Fare’ u interesua edhe pranë Komisariatit të Policisë së Krujës. Shefi i këtij komisariati, kryekomisari Kreshnik Alimadhi në përgjigjen e tij bëri me dije se kanë kryer të gjitha veprimet hetimore për këtë rast dhe në datën 29 tetor 2024 i kanë referuar materialet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular