Sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi është kthyer tashmë në një lojtar të domosdoshëm për Beshiktashin dhe këtë po e tregon duke shënuar ndeshje pas ndeshje.
Ai shënoi në ndeshjen e tretë radhazi, pasi pas dy golave në kampionat në ndeshjet e fundit, shënoi edhe në Ligën e Europës, ku Beshiktashi luajti përballë Malmo. Sulmuesi ishte rreshtuar mes titullarëve dhe në pjesën e dytë, ishte ai i cili shënoi golin e avantazhit 1-0 për ekipin e tij.
Kaq ka mjaftuar që Muçi të bëhet pjesë e formacionit të javës në Ligën e Europës.
![WhatsApp-Image-2024-11-08-at-09.50.54-1](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2024/11/WhatsApp-Image-2024-11-08-at-09.50.54-1.jpeg)