BallinaBota"Independent": Britania synon marrëveshjen për emigrantët me Kosovën

“Independent”: Britania synon marrëveshjen për emigrantët me Kosovën

spot_img

Mbretëria e Bashkuar synon që të arrijë marrëveshje me Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.

Kështu raporton media britanike “Independent” duke pasqyruar pjesëmarrjen e kryeministrit Keir Starmer në samitin e Komunitetit Politik Europian në Hungari.

“Ky nuk është Bashkimi Europian, dhe asnjë nga këto tre vende nuk është (ende) anëtar i BE-së, kështu që ai anashkalon akuzat konservatore se po përpiqet të ‘përmbys Brexit’”, lexohet në shkrimin e medias në fjalë, që në thelb analizon kthimin e Donald Trump në presidencën amerikane.

Independent shkruan se Trump mund të ketë dy efekte të ndryshme në politikën europiane: mund t’i detyrojë vendet të punojnë së bashku, ose mund t’i bëjë liderët europianë që të kthejnë sytë në mbrojtjen e interesave kombëtare të shteteve të tyre. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular