Është ndaluar në aeroportin e Rinasit pedagogia e Universitetit të Elbasanit, Edlira Gugu, e cila ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se bashkë me disa kolegë mori para për të kaluar në provime një studente.
Sipas policisë, Edlira Gugu u ndalua në Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan me iniciativë shtetasen Edlira Gugu, 51 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Teza”, i zhvilluar një javë më parë. Kjo shtetase u kap në hyrje të RSh-së, në PKK Rinas”, njofton policia.
Të arrestuarit:
- Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
- Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
- Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
- Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
- Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
- Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
- G.H., sekseri
Pedagogët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçare, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë sekseri me iniciale G. H..
Gjatë kontrollve raportohet se u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes.