BallinaKronikePorositi vrasjen e ish-bashkëshortes/ Apeli i GJKKO-së jep VENDIMIN për ish-avokatin Alban...

Porositi vrasjen e ish-bashkëshortes/ Apeli i GJKKO-së jep VENDIMIN për ish-avokatin Alban Bengasi

spot_img
spot_img

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtor avokatin Alban Bengasi, i cili në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Altin Dumani theksohet se ka kërkuar dhunimin barbar e më pas eliminimin fizik të ish-bashkëshortes së tij.

“Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

1. Ndryshimin e Vendimit nr. 31, datë 09.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Z. A.B. për kryerjen e verës penale të parashikuar nga neni 130/a paragrafi i parë në lidhje me nenin 28 paragrafi i katërt dhe nenin 334 pika 1 të Kodit Penal, duke caktuar si dënim masën prej 7 vjet burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Z. A.B. për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga paragrafi i dytë i nenit 333/a të Kodit Penal, duke caktuar si dënim masën 3 vjet burgim.

4. Në bazë dhe për zbatim të paragrafit të tretë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm në masën 7 vjet burgim.

5. Në bazë dhe për zbatim të pikës 1 të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me një të tretën e tij, duke mbetur përfundimisht 4 vjet dhe 8 muaj burgim”, thuhet në njoftim.

Pas këtij vendimi Bengasi pritet të rikthehet në qeli, për shkak se shkalla e parë e dënoi më herët me 1 vit e 4 muaj burg dhe këtë dënim ai  kishte përfunduar. Emri i Bengasit doli pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani që tregoi se u pagua 120 mijë euro për të dhunuar ish-bashkëshorten e Bengasit. Nga hetimet ka rezultuar se Bengasi shfrytëzoi njohjte me shtetasin Festim Qoli, edhe ky nën hetim si pjesë e grupit kriminal, që më pas kontaktoi me Nuredin Dumanin për të realizuar planin. Ky i fundit pasi ka mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e ish-bashkëshortes së Bengasit ka informuar për vendndodhjen e kësaj të fundit Elio Bitrin. Pas ditësh mbikëqyrje, Bitri e sulmoi pranë pallatit duke e goditur disa herë me grushte në fytyrë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular