BallinaOP EDQeveria e saboton punën e SPAK (edhe) duke mos e mbështetur financiarisht

Qeveria e saboton punën e SPAK (edhe) duke mos e mbështetur financiarisht

spot_img
spot_img

Nga Namir Lapardhaja
Një ndër mënyrat që qeveria Rama përdor për të sabotuar dhe vështirësuar punën e SPAK-ut, është reduktimi i mbështetjes financiare. Sipas zyrtarëve të Prokurorisë së Posaçme, këtë vit në buxhetin e shtetit për këtë institucion janë dhënë diku te 1 milion euro më pak se një vit më parë, ndërkohë që vazhdimisht institucioni ka kërkuar mbështetje financiare, qoftë për logjistikë, qoftë për ambiente, qoftë për trupë hetuesish dhe punonjësish.

Është e qartë se sa më shumë kohë kalon, aq më tepër politika mundohet t’ia vështirësojë punën institucionit të akuzës së Peshqëve të Mëdhenj. Herë nëpërmjet Komisionit “Xhafaj”, herë duke bashkëpunuar për të liruar të hetuarit dhe dënuarit e SPAK për korrupsion (në bashkëpunim me Berishën dhe eunukët e tij), herë të tjera duke bërë gjithçka për të mbajtur në fushën e lojës hallexhinj të SPAK-ut si Berisha dhe Meta.

Nga një anë, Rama e mbështet publikisht – në fakt, duke i dhënë ‘argument’ objekteve të Prokurorisë, që institucioni kontrollohet nga qeveria – ndërsa nga ana tjetër, i alokon 1 milion euro më pak se viti i kaluar.

Gjithsesi, jemi mirë përsa kohë çdo goditje dhe çdo arritje e SPAK-ut nuk përshëndetet nga opozita, e cila duhet të ishte e vetmja që në çdo rrethanë tjetër duhet të ‘fërkonte barkun’ dhe të duartrokiste. Por ky nuk është rasti i Shqipërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular