BallinaPolitikeRikthimi i opozitës në Kuvend, Rakipllari: Kanë gjetur një mënyrë të butë...

Rikthimi i opozitës në Kuvend, Rakipllari: Kanë gjetur një mënyrë të butë për t’u futur në zgjedhje

spot_img
spot_img

Edhe pse paralelisht zhvillon protesta, deri në mosbindje civile, pas vendimit të Gjykatës Administrative për të pezulluar dënimet e Etikës për përjashtimin e deputetëve nga seancat për disa javë, Opozita u rikthye këtë të enjte në Kuvend.

Drejtori i informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari, në studion e Top Story këtë mbrëmje u shpreh se opozita ka gjetur një “mënyrë të butë” për t’u rikthyer, duke nënvizuar diskutimin në seancë për buxhetin.

Rakipllari tha se opozita nuk ka alternativë tjetër, ose do të shkojë në zgjedhje ose do të jetë në mosbindje civile, e mesa duket ka zgjedhur që të futet në sistem për të shkuar në zgjedhjet e 2025.

Opozita nuk ka alternativë tjetër, ose do shkohet në zgjedhje ose në mosbindje civile. Mesa pashë opozita ka zgjedhur një mënyrë të butë, duke diskutuar sot buxhetin, ka gjetur mënyrën e vet të rikthehet në sistem dhe të shkojë në zgjedhje.

Vendimi i Administratives ishte një arsye më shumë për t’i kthyer në sistem, por fakti që ka marrë një vendim që nuk rrëzon në themel ato dënimet e Kuvendit, por ato arbitrare, dhe rikthimi në Kuvend nga kjo pikëpamje është pjesë e gjithë kësaj logjike, që do të shkojë në zgjedhje. Nuk mund të hyjë në zgjedhje duke qenë në mosbindje civile. Mendoj se ka lidhje edhe me zgjedhjet e SHBA. Tashmë kemi narrativë tjetër që në Shtëpinë e Bardhë kemi një frymë të re”, u shpreh Rakipllari.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular