BallinaBotaTifozët izraelitë të futbollit sulmohen në Amsterdam, 10 të plagosur. Netanyahu dërgon...

Tifozët izraelitë të futbollit sulmohen në Amsterdam, 10 të plagosur. Netanyahu dërgon avionë shpëtimi

spot_img
spot_img

Dhjetë tifozë izraelitë të Maccabi Tel Aviv u plagosën pasi u sulmuan në Amsterdam nga një turmë pro-palestineze, njoftoi Ministria e Jashtme, cituar nga mediat izraelite.

Kryeministri Benjamin Netanyahu i bëri thirrje kryeministrit holandez Dick Schoof dhe forcave lokale të sigurisë “të veprojnë me vendosmëri dhe shpejt kundër rebelëve” dhe bëri thirrje që dy avionë të dërgohen në Amsterdam për të rikthyer qytetarët izraelitë që ishin viktima të agresionit.

Në internet janë publikuar video që tregojnë njerëz me fytyrat e mbuluara dhe me flamuj palestinezë duke sulmuar një tifoz të Maccabi, i cili u mposht mbrëmë nga Ajax në Europa League.

“Kryeministri ka urdhëruar dërgimin e menjëhershëm të dy avionëve të shpëtimit për të ndihmuar qytetarët tanë”, thuhej në një deklaratë nga zyra e Netanyahu, ku nënvizohej se kryeministri izraelit e konsideron incidentin mizor.

Përplasjet shpërthyen gjatë natës në qendër të qytetit holandez në fund të ndeshjes së futbollit mes Ajax-it dhe Maccabi, të cilën vendësit e fituan 5-0. Autoritetet lokale thonë se kanë kryer 57 arrestime në total.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular