BallinaPolitikeVIDEO/Basha: Arrestimi i Jurgis Çyrbes, dëshmi e lidhjes së Ramës me krimin...

VIDEO/Basha: Arrestimi i Jurgis Çyrbes, dëshmi e lidhjes së Ramës me krimin e organizuar për të mbajtur pushtetin

spot_img
spot_img

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një postim në facebook shkruan se arrestimi i ish-deputetit Jurgis Çyrbja, është dëshmi e qartë e lidhjeve mes qeverisë dhe krimit të organizuar. Sipas Bashës, mesazhet e siguruara nga rrjetet SKY/ECC kanë tronditur si qytetarët shqiptarë ashtu edhe partnerët ndërkombëtarë, duke hequr çdo dyshim mbi mbështetjen që qeveria e kryeministrit Edi Rama i jep elementëve kriminalë.

Basha ka theksuar se këto lidhje kanë deformuar proceset zgjedhore, duke rrënuar vullnetin e qytetarëve dhe duke kërcënuar rendin e sigurinë kombëtare. Ai akuzoi kryeministrin se për vite me radhë ka mbrojtur dhe promovuar individë që kanë lidhje me krimin, me qëllim që të sigurojë vota për të mbajtur pushtetin e korruptuar.

Postimi i plotë i Bashës:

Arrestimi i Jurgis Çyrbes faktoi se mandati i Ramës në Durrës është produkt i krimit të organizuar.

Mesazhet në SKY/ECC kanë tronditur shqiptarë dhe partnerë ndërkombëtar të vendit, të cilët kanë hequr çdo dyshim se për të mbajtur pushtetin e korruptuar, Edi Rama ka bërë pakt me llumin e shoqërisë, duke e fuqizuar atë për interesat e tij politike.

Lidhja e politikës me krimin ka shkatërruar proceset zgjedhore, duke deformuar vullnetin e qytetarëve dhe duke kërcënuar rendin dhe sigurinë anembanë vendit.

Për vite me radhë Edi Rama ka mbrojtur dhe promovuar personazhet që kanë vepruar si ura lidhëse mes tij dhe krimit, prandaj pushteti i tij nuk ka qenë asnjëherë në shërbim të qytetarëve, por të banditëve që kanë vjedhur vota për të.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular