Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka komentuar protestën e 21 Janarit 2011, kur ai shërbente si Ministër i Brendshëm. Basha ka pranuar se ka pasur një dilemë të fortë etike për dorëheqjen gjatë asaj periudhe, por ka theksuar se ai vendosi të mbante detyrën për të ruajtur rendin publik.
“Po, është e vërtetë. Çdo dilemë etike për të braktisur detyrën në ato ditë do të kishte pasoja të rënda për rendin publik. Kam bërë një zgjedhje në funksion të detyrës,” tha Basha.
Basha shtoi se shumë gjëra kanë ndodhur gjatë asaj proteste, dhe i bëri thirrje për një hetim të pavarur, të cilin ai e konsideron të nevojshëm për të sqaruar të gjithë ngjarjet, duke kërkuar që drejtësia të merret me çdo aspekt të ngjarjes, nga momenti i parë deri te i fundit.
Pyetje: A kërkuat të dorëhiqeshit atë ditë, por disa persona ju këshilluan të mos e bënit?
Basha: Po është e vërtetë. Çdo dilemë etike për të braktisur detyrën në ato ditë do të ishte me pasoja për rendin publik. Kam bërë një zgjedhje në funksion të detyrës. Në atë ngjarje kanë ndodhur shumë gjëra. Duhet një hetim i ndarë nga politika, duhet të merret në shqyrtim nga drejtësia çdo gjë nga momenti i parë te i fundit.
Lorenc Vangjeli: Ju kërkuat dorëheqjen e Edi Ramës se thatë ka dalë në përgjimet e banditëve. Ndër ju do të duhej të kishit detyrimin moral bazuar në kodin moral për të dhënë dorëheqje sepse ishin përgjegjës nga pikëpamja e hierarkisë të banditëve që qëlluan dhe pushkatuan pa gjyq 4 qytetarë…
Lulzim Basha: Të mos ta mbyllim me një pretencë të njëanshme. E rëndësishme është që edhe në këtë ngjarje si në ccdo ngjarje tjetër ka një diferencë bardhë dhe zi të qëndrimeve të protagonistëve 34-vjeccarë dhe qëndrimeve të mia. Unë kam besuar prej ditës së parë në politikë se nuk ka mënyrë tjetër për t’i shërbyer qytetarëve përvecc ligjit. Nuk ka sicc pretendojnë këta shkelje ligji për t’i shërbyer qytetarëve, është marrëzi në rastin më të mira dhe poshtërsi në rastin më të keq. Zoti Rama sot përdor gjithccka jo vetëm për mandatin e pushtetit por për t’iu imponuar drejtësisë, për të shpërbërë ose vënë në kontroll SPAK-un…