Hap i madh suksesi për Ahmet Prençin, “Brenga e Prokurorit” botohet në anglisht në SHBA

0
344

Ahmet Prençi la emrin e mirë si një profesionist në detyrat e larta shtetërore që mbajti si garant i zbatimit të ligjit si dhe vazhdon të jetë dinjitoz në detyrën si Komisioner i Avokatit të Popullit, por një personalitet si ai vazhdon të surprizojë dhe si njeri i letrave.
Me botimet e reja z.Prenci ka patur një sukses të jashtëzakonshëm në Shqipëri, por nga 6 nëntori Ahmeti ka hedhur një hap të madh duke njohur një sukses të jashtëzakonshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Romani më i ri i tij “Brenga e Prokurorit” është botuar në anglisht në SHBA dhe për lexuesit është hedhur në shitje. Mund ta porosisni nё Amazon.com. Lajmin e shkëlqyer për autorin e ndan për lexuesit një tjetër shkrimtar me emër në Shqipëri dhe SHBA, miku i tij Shefqet Meko në statusin e tij zyrtar në Facebook (Meta).
Statusi i Shefqet Mekos në FB
Ndihem mirё, qё pas “befasisё elektorale” nё Amerikё, të ndaj njё lajm ndryshe: Shkrimtari Ahmet Prençi, njeriu “i verbuar” pas prozёs sё gjatё, ka bёrё njё hap tё madh duke rrёfyer edhe nё anglisht. Libri i tij, ”Brenga e Prokurorit” pёrkthyer nga neozelandezja June Taylor dhe redaktuar nga stafi i shtёpisё botuese Autorёt e Rinj, nё Maddison, Uiskonsin, (www.newbookauthors.com) botohet nё Shtetet e Bashkuara me titullin: “Prokurori”-“The Prosecutor”. Ky ёshtё moment krenarie dhe gёzimi pёr ne si shqiptaro-amerikanё. Urime mikut tim Ahmet Prençi. Mund ta porosisni nё Amazon.com
Shënimi i Amazon
Prokurori shqiptar Martin Guri përballet me dilemën më të madhe në karrierën e tij profesionale, pasi përballet me një nga gabimet më dramatike të jetës së tij rinore. Pse vendosi të vërë ligjin mbi ndjenjat e tij personale? Fatkeqësisht, ai thjesht mund të paguajë çmimin përfundimtar.
Rreth autorit:
Ahmet Prençi është një shkrimtar dhe jurist shqiptar i cili ka botuar disa libra. Prençi ka punuar për mbi dy dekada me Strukturën e Zbatimit të Ligjit; për tre vjet ka qenë edhe Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Shqiptar. Aktualisht është Komisioner i Avokatit të Popullit, detyrë zyrtare e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë. “Prokurori” është romani i tij i parë i botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.