Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump do të takohet me Presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme.
Lajmi është dhënë nga Shtëpia e Bardhë, e cila ka bërë me dije se Biden dhe Trump do të takohen në Zyrën Ovale, të mërkurën në orën 11:00.
“Me ftesë të Presidentit Biden, Presidenti Biden dhe Presidenti i zgjedhur Trump do të takohen në Zyrën Ovale të mërkurën në orën 11:00”, tha në një deklaratë sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre.
Kujojmë se pas fitores së Trump, presidenti Biden e mori atë në telefon për ta uruar dhe po ashtu e ftoi në Shtëpinë e Bardhë për një takim, për t’u përgatitur për tranzicionin.
Diskutimet mbi tranzicionin priten të bëhen me intensive gjatë javës, pasi vëmendja të kthehet tek përzgjedhja e anëtarëve dhe një ekipi zyrtar nga Trump.