BallinaOP EDTë gjithë në garë për tu shitur tek pushteti?!

Të gjithë në garë për tu shitur tek pushteti?!

spot_img
spot_img

Nga Neritan Vladi

Zotin Shabani e kam parë unë vetë duke hyrë dhe dalë nga takimet me Z. Basha…
Ka bërë gjithshtu vetë ai disa deklarata, ku ka lenë të kuptohet që është kundra Rilindjes së Ramës dhe Rithemelimit të Berishës, (dmth, kundra të vjetrës shkatërrimtare të këtij vendi për 34 vite).
Dhe shumë mirë ka bërë.
Po çfarë e detyroi që të tërhiqej nga bisedimet se bisedime ishin, nuk tha njeri dakortësi finale.
Kush e kërcënoi?!
Kush e detyroi?!
Të reagosh në atë mënyrë të rrufeshme, ka dy gjëra sipas meje.
E para: Ndoshta që në fillim nuk ke qene kundër dyshes Rama-Berisha, por ke bërë gjasme për të rritur pazarin, (Që shpresoj shumë të mos jetë kështu).
E dyta: Të kanë kërcënuar dhe detyruar të reagosh menjëherë, se për ndryshe… …
Uroj shumë të kthjellohet dhe jo vetëm Shabani.
E vetmja zgjidhje për të gjithë ata që e kanë seriozisht çarjen e sistemit është, të bëhen të gjithë bashkë kundër pushtuesve të demokracisë funksionale, Ramës-Berishës
Për të qenë konkret:
Me listë të hapur.
Me renditje alfabetike.
Dashamir Shehi
Lulzim Basha
Endri shabani
Agron Shehaj
Adriatik Lapaj
Enkelejd Alibeaj
Dhe kushdo tjetër që mendon se merr vota kundër Rilindjes& Rithemelim, duhet të vendosen në një listë dhe kush merr vota më shumë, të hyjë në parlament, (Unë mendoj që nëse dalin bashkë do hyjnë të gjithë, nëse dalin të ndarë nuk do hyjë pothuajse askush).
Kushdo që refuzon këtë gjë, thjesht bën me dashje apo pa dashje, lojën e dyshes pengmarrëse të shoqërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular