BallinaAktualitetVIDEO/ Tradhtoi grupin kriminal, momenti kur vritet në aeroport biznesmeni i kriptomonedhave!...

VIDEO/ Tradhtoi grupin kriminal, momenti kur vritet në aeroport biznesmeni i kriptomonedhave! Ekzekutori qëllon me breshëri plumbash, tenton të ikë me vrap, por…

spot_img
spot_img

iznesmen brazilian, Antonio Vinicius Gritzbach, u ekzekutua me gjakftohtësi në një atentat ndaj tij në aeroportin ndërkombëtar të Sao Paulos në Guaruljo, ndërsa 3 persona u plagosën.

Një person i armatosur hapi zjarr ndaj biznesmenit pasi doli nga një makinë e zezë e parkuar jashtë Terminalit 2 të aeroportit, i cili përdoret kryesisht për fluturimet e brendshme.

Antonio Vinicius Gritzbach kishte marrë kërcënime për jetën e tij nga banda kriminale braziliane e njohur si PCC.

Biznesmeni i kriptomonedhave ishte akuzuar për pastrim parash të grupit kriminal PCC dhe së fundmi kishte hyrë në një marrëveshje me prokurorët për të dhënë informacione rreth organizatës kriminale, sipas policisë. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur viktima qëllohet për vdekje jashtë aeroportit.  

PCC, e krijuar në gusht 1993, është bërë banda kriminale më e rrezikshme e Brazilit, duke pushtuar tregjet e drogës, rrugët e kontrabandës, lagjet e varfra dhe burgjet në të gjithë Brazilin, përfshirë qoshet e largëta të Amazonës.

Vitet e fundit, grupi ka rritur lidhjet e tij ndërkombëtare, duke krijuar aleanca fitimprurëse me partnerë të tillë si prodhuesit bolivianë të kokainës dhe mafiozët italianë.

PCC kontrollon një nga rrugët më të rëndësishme të trafikut drogës të Amerikës së Jugut – që lidh Bolivinë dhe Brazilin me Evropën dhe Afrikën – dhe është përgjegjës për vendosjen e bombave në makina, atentate dhe vrasje në vende të ndryshme të Evropës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular