BallinaLifestyle“Durova për hir të fëmijëve, mohova dhe veten”- Xhensila Myrtezaj thyen heshtjen...

“Durova për hir të fëmijëve, mohova dhe veten”- Xhensila Myrtezaj thyen heshtjen pas divorcit nga Bes Kallaku: Do trembesha nëse…

spot_img
spot_img

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, ka thyer heshtjen lidhur me divorcin nga aktori Bes Kallaku, me të cilin përflitet se ka pasur një ndarje konfliktuale.

Përmes një videomesazhi të gjatë në rrjetet sociale, drejtuar grave dhe vajzave, Xhensila është shprehur duke thënë “nuk e dija që isha kaq e fortë”.

Teksa ka lajmëruar se së shpejti do të publikojë projektin e saj më të ri, këngëtarja ka treguar se ky projekt i është kushtuar shumë Xhensilave që përjetojnë probleme të mëdha, të cilat për hir të fëmijës kanë duruar, sakrifikuar, kanë mohuar dhe veten.

“Ky album që nuk është vetëm për Xhensilën, po për shumë Xhensila që përjetojnë probleme më të mëdha. Ky album është për të gjitha gratë, vajzat, nënat, të cilat për hir të fëmijës kanë duruar, sakrifikuar, kanë mohuar dhe veten. Për hir të fëmijëve kanë qeshur, ndërkohë që brenda shpirti ka qarë. Për hir të fëmijëve kanë heshtur për të mos e thënë të vërtetën e tyre kurrë. Për ato gra që sakrifikuan shumë. Çdo ditë lexoj komente të pahijshme, por lexoj edhe mesazhe nga gra që më suportojnë”, thotë ajo.

Ndër të tjera, këngëtarja është shprehur se sot është një grua e fortë që mund të përballojë gjithçka i sjellë jetë, ndërsa thotë më tej: “besoj se zoti ka një plan për të gjithë ata që u është hedhur baltë padrejtësisht”.

“U jam pafundësish falënderuese dhe jam e prekur jo vetëm nga mesazhet tuaja, por dhe nga historitë që ndani më mua, jemi shumë të forta. Nuk e kam ditur veten kaq të fortë. Nëse do ktheja kohën pas, dhe do mendoja se do ndodhesha në këtë situatë sot, do trembesha shumë, por tani jam aq e fortë të përballojë gjithçka sjell jeta.

Jam e gatshme t’i jap vetes paqen dhe qetësinë e duhur. Ju që luftoni çdo ditë, jeni heroina, ju them një bravo të madhe. Nuk ka krijesa më të forta në botë sesa ne, që durojmë shumë, falim dhe heshtim. Po besoj se zoti ka një plan për të gjithë ata që u është hedhur baltë padrejtësisht”, shprehet ajo.

xhensila myrtezaj3

DEDIKIMET PËRMES KËNGËVE DHE DIVORCI

Tashmë, pas disa muajsh nga divorci i bujshëm me këngëtaren, Bes Kallaku ka zgjedhur përmes këngëve për të zbuluar se ka qenë Xhensila shkaku për këtë ngjarje.

Këngët e tij pas lajmit për divorcin janë komentuar shpesh se janë një dedikim për Xhensilën. Më i prekur është shfaqur Besi, i cili edhe përtej këngëve, është shprehur nëpër miq se ndarja ka ardhur me kërkesë të Xhensilës, pasi ai vetë nuk do të donte ta prishte familjen.

xhensila myrtezaj bes kallaku (4)

Xhensila Myrtezaj iu drejtua Gjykatës me padi për divorc, pas konflikteve me ish-partnerin e saj për pasurinë. Fillimisht dyshja tentuan t’i jepnin fund martesës me marrëveshje, por pas kërkesës së aktorit që këngëtarja të hiqte dorë nga pasuria, u janë drejtuar dyerve të gjykatave.

Padia e parë e këngëtares për zgjidhjen e martesës u kthye mbrapsht nga Gjykata për shkak se nuk e kishte firmosur, por kishte autorizuar avokaten. Gjithashtu u kthye mbrapsht edhe padia e po ashtu për arsye procedurale i është kthyer edhe Bes Kallakut. Këngëtarja dhe aktori e kanë ridorëzuar padinë të plotësuar sipas procedurave.

Në dokumentet e depozituara në gjykata nga ana e këngëtares mësohet se ish-çifti prej rreth 1 viti nuk jetojnë së bashku. Në padi thuhet se martesa e tyre ka qenë harmonike, por në dy vitet e fundit marrëdhëniet në çift janë acaruar.

Gjithashtu thuhet se martesa ka mbetur formale, nuk funksionon më dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur.

Shkak, sipas padisë, “kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare”.

“Paditësja Xhensila Kallaku dhe i padituri Besart Kallaku, kanë lidhur martesë ndërmjet tyre, të cilën e kanë celebruar në datë 13.06.2018, siç vërtetohet edhe nga certifikata e martesës e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile 381, Njësia Administrative nr. 9. Palët ndërgjyqëse janë njohur me dashuri.

Paditësja dhe i padituri janë njohur në një moshë shumë të re. Ata kanë ndërtuar marrëdhënien e tyre mbi baza të dashurisë dhe respektit reciprok. Palët ndërgjyqëse kanë filluar të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin në vitin 2011, në banesën e prindërve të të paditurit.

Më datë 1 (një) Shtator të viti 2017 palët kanë realizuar martesën faktike. Pas celebrimit të dasmës së tyre, palët kanë filluar bashkëjetesën”, thuhet në padinë e depozituar në gjykatë.

Ndërsa vazhdon: “Marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe harmonike. Në dy vitet e fundit, marrëdhëniet në çift janë acaruar, shkak kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare.

Çifti ka rreth një vit që nuk jetojnë më bashkë. Në kushtet që martesa ka mbetur formale nuk funksionon më, dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur, paditësja i drejtohet Gjykatës me padi për zgjidhjen e kësaj martese dhe rregullimin e pasojave që vijnë prej saj”, deklarohet në padinë për zgjidhje martese pa faj.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular