BallinaAktualitetNesër vendimi i Gjykatës së Romës për marrëveshjen Rama-Meloni

Nesër vendimi i Gjykatës së Romës për marrëveshjen Rama-Meloni

spot_img
spot_img

Gjashtë gjyqtarë të seksionit të imigracionit të gjykatës monokratike të Romës do të mblidhen nesër për të vendosur mbi urdhrat e ndalimit të shtatë emigrantëve shqiptarë në qendrën italiane në Shqipëri për riatdhesim.

Pak javë më parë gjyqtarët shprehën mendimin e tyre – duke iu referuar ligjeve të së drejtës evropiane – me anulimin e ndalimit të 12 emigrantëve, përfshirë egjiptianë dhe bangladeshas, të cilët u dërguan në Bari.

Pas këtyre vendimeve, qeveria nxori një dekret ligjor që përditëson listën e vendeve të origjinës së emigrantëve, që konsiderohen të sigurt nga Italia, në mesin e të cilëve është dhe Shqipëria.

Shtatë azilkërkues të rinj u sollën në strukturat akomoduese të Gjadrit, në Shqipëri dy ditë më pare.

Një nga tetë të përzgjedhurit për procedurën e përshpejtuar të kufirit – tre egjiptianë dhe pesë nga Bangladeshi – u zbulua se ishte vulnerabël për shkak të problemeve shëndetësore gjatë ekzaminimit mjekësor dhe u dërgua në Itali.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular