Ashtu si prej disa ditësh tashmë, edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe vranësira të pakta kalimtare.
Në orët e mëngjesit do të vijojë të mbetet prezentë mjegulla e dendur apo mjegullina kryesisht përgjatë zonave luginore.
Ndërkohë temperaturat në disa zona do të zbresin nën zero gradë. Në Tropojë temperaturtat do te shkojne deri ne -2 gradë, ndërsa në Kukës, Dibër dhe Gjirokaster -1 grade. Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa hera-herës me rrahje era në lugina dhe bregdet me shpejtësi deri në 6-10 m/s.