Atalanta ka marrë një fitore të çmuar kundër Udinezes me shifrat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Serinë A.
Lukman zhbllokoi shifrat në minutën e 13-të por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Më pas trajneri Gasperini u detyrua të bëjë një lëvizje të detyruar për shkak të dëmtimit të Berat Gjimshitit. Dhe në fund të pjesës së parë vendasit u ndëshkuan me gol.
Kështu pjesa e parë u mbyll në mënyrën më të keqe për bergamaskët. Por në të dytën gjithçka ndryshoi pasi arritën të përmbysin shifrat dhe të triumfojnë.
Me këtë fitore Atalanta ngjitet në vendin e dytë me 25 pikë dhe Udineze mbetet në të 8-in me 16 pikë.