Sali Berisha thotë se ai dhe Ilir Meta shkojnë në zgjedhje si të burgosur politik. Sipas ish-kryeministrit nuk ka asnjë akuzë të faktuar, ndërsa thekson se e gjithë kjo është një trillim politik, me qëllim që Rama të marrë mandatin e katërt.
Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se pa qeveri teknike zgjedhjet janë të grabitura.
“Shkojmë në zgjedhje si të burgosur politik. Më jepni një fakt të vetëm pse është i burgosur Ilir Meta? Një fakt të vetëm?! Po cili është ai që pranon një akuzë pa asnjë fakt, cili është ai që pranon korrupsion se vajza i ka paguar Sali Berishës një pushim dhe një ndërhyrje mjekësore, në një kohë kur këto janë të lejueshme ndaj cdo kodi, mjafton të jenë të deklaruara. Është gjithçka trillim politik për të marrë mandatin e katërt.
Sa i takon asaj që thoni ju që alternativa morale mund të fitojë mbi krimin, drogën, dhunimin, përjashtimin e 1.3 milionë zgjedhësve nga qendrat e votimit, mbi mobilizimin e të gjithë buxhetit për të blerë zgjedhje, ai që studion kriteret ndërkombëtare të zgjedhjeve, ato nuk janë zgjedhje, por një fasadë elektorale pa asnjë kusht dhe standard. Pa qeveri teknike zgjedhjet i ka të grabitura”, tha Berisha ne emisionin Open në News24.