BallinaPolitikeDritan Abazoviç: SPAK po punon mirë, ja pse duhet mbështetur

Dritan Abazoviç: SPAK po punon mirë, ja pse duhet mbështetur

spot_img
spot_img

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania se puna që po bën Prokuroria e Posaçme, SPAK në Shqipëri është për t’u vlerwsuar.

Sipas tij pastrimi i vendit nga krimi i organizuar dhe politikanët e korruptuar shpesh të lidhur me krimin është një proces që duhet t’i shkohet në fund nëse vendi kërkon të hyjë në BE.

“Mendoj se kjo që po bën SPAK është shumë  e dobishme për shtetin e Shqipërisë. 2 kanë qenë sfidat në Mal të Zi, të ndryshojmë ligjin, dhe ndërkombëtaret nuk kanë pasur mirëkuptim për veprimet që kemin bërë në qeveri. Ideja jonë ka qenë të shpërngulen njerëz që janë ndenjur për një kohë të gjatë në institucione duke bashkëpunuar me grupe kriminale. Kanë filluar të arrestohen njerëz të jetës politike, njerëz që kanë qenë në krye të gjykatave, kemi në burg aktualisht kryetarin e prokurorisë speciale, dhe kjo për 2 vjet ka arritur të ndërrojë komplet situatën. Nëse duam të shkojmë në BE duhet të tregojmë rezultate. Unë mendoj se duhet mbështetur gjithë aktiviteti i SPAK, qeveria nuk duhet të ndërhyjë në çështje, vetëm të bëjë të mundur që të ketë personel të mirë, kushte të mira dhe bashkëpunim me policinë. Mali i zi ende nuk është pastruar, kemi ende shumë policisë të lidhur me krimin por ky aktivitet duhet të niset. Edhe ju jeni nisur në këtë drejtim dhe ndoshta e mbyllni më shpejt se ne”, tha Abazoviç.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular