EMRI/ Nga fshehja e të ardhurave te shpërdorimi i detyrës, Partia Demokratike kallëzon në SPAK deputetin e PS-së

0
114

Partia Demokratike ka denoncuar në SPAK deputetin e Partisë Socialiste, Anduel Tahiraj, për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë dhe fshehje të të ardhurave, ushtrim të aktivitetit tregtar të paregjistruar, si dhe shpërdorim detyre.

Në një deklaratë për mediat, Klevis Balliu, Koordinator Rajonal i PD për Tiranën e ka cilësuar profilin e tij shoqëror jo si të një deputeti, “por i një kundërvajtësi recidivist”.

“Për njerëzit e partisë ka arrestime sa për show, ndërsa për kundërshtarët politikë të qeverisë burgosje pa prova dhe arrestime që i bëjnë të duken si rrëmbime për të trembur njerëzit”, tha Balliu në fjalën e tij.

Deklarata se koordinatorit rajonal për Tiranën, Klevis Balliu: 

Përshëndetje

Partia Demokratike, mbështetur mbi një investigim të emisionit “Piranjat”, ka denoncuar publikisht deputetin e Partisë së Edi Ramës, Anduel Tahiraj për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë dhe fshehje të të ardhurave, ushtrim të aktivitetit tregtar të paregjistruar, si dhe shpërdorim detyre.

Kur sheh listën e larmishme me shkelje, profili shoqëror që të vjen në mendje nuk është i një deputeti, por i një kundravajtësi recidivist.

Por nuk duhet të habitemi, Rama kështu i preferon deputetët, sa më antiligjorë, sa më kriminelë duke filluar nga tipologjia Tahiraj e deri te tipat si Çyrbja.

Nëpërmjet deputetëve të opozitës investigimi për deputetin e Ramës është konkretizuar në një kallëzim penal në SPAK, të cilit i kërkojmë të bëjë detyrën që i kërkon ligji.

Sidomos t’i trajtojë si të barabartë të gjithë deputetë, jo të arrestojë dhe të burogosë pa prova ata të opozitës dhe të lërë të lirë me një mal provash ata të qeverisë.

Të nderuar qytetarë,

Partia Demokratike ka denoncuar gjatë këtyre viteve afera të pafundme korruptive të cilat janë arsyeja themelore e varfërimit tuaj dhe familjes tuaj.

Këto vjedhje bëhen të mundura nga kapja e drejtësisë nga Rama, që garanton mbrojtjen e parave të zhvatura nga pushtetarët hajdutë.

Për njerëzit e partisë ka arrestime sa për shoë ndërsa për kundërshtarët politikë të qeverisë burgosje pa prova dhe arrestime që i bëjnë të duken si rrëmbime për të trembur njerëzit.

Edi Rama mund të shfajësohet për hajdutët që mbledh rreth vetes, duke pretenduar se nuk e di kur i hanë kumbulla pas shpine, por një pyetje mbetet pa përgjigje.

Si ka mundësi që ky zotëria shkon e gjen vetëm ata që vjedhin e vrasin? E ndjekin ata këtë apo i gjen ky vetë, se të tillë i duhen dhe të tillë i pëlqejnë?