BallinaKryesorePD njofton datën e protestës/ Zbardhet mesazhi për degët: Të gjithë para...

PD njofton datën e protestës/ Zbardhet mesazhi për degët: Të gjithë para Parlamentit

spot_img
spot_img

Kryetaret e degëve te PD-se lajmërohen se ditën e martë, më 19 nëntor në orën 17.00 do te protestojnë përpara Kuvendit të Shqipërisë për të kundërshtuar miratimin e buxhetit, që opozita e quan anti-qytetare. Në mesazhin që u është drejtuar kryetarëve të degëve u kërkohet që të sigurojnë pjesëmarrjen.

“Përshëndetje të nderuar,

Ditën e martë datë 19 nëntor ora 17:00, të gjithë në protestë para Parlamentit për të kundërshtuar miratimin e buxhetit antiqytetar.

Ju lutem bëni njoftimet në degë për të siguruar pjesëmarrjen”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri me dije përpara disa ditësh se miratimi i buxhetit 2025, do të shoqërohet me protestë të fuqishme rreth parlamentit.

Gjatë një konference për shtyp, Berisha u shpreh se pjesë e protestës do të jenë qytetarët, pensionistët, fermerët, të papunët, bizneset e vogla, të gjithë ata që dëshirojnë të thonë zërin e tyre në ditën e “plaçkitjes” më të madhe të vitit.

Berisha tha se ata do të paraqesin amendamentet e tyre në komisione dhe seancë plenare në lidhje me buxhetin, por shtoi se është i sigurt se propozimet do të hidhen poshtë nga maxhoranca. Buxheti i Shtetit për vitin 2025 pritet të miratohet në parim në një seancë maratonë të hënën dhe të martën e ardhshme në Kuvend.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular