BallinaBotaSherr mes të burgosurve në Ekuador, raportohet për 15 persona të vrarë...

Sherr mes të burgosurve në Ekuador, raportohet për 15 persona të vrarë dhe 14 të plagosur

spot_img
spot_img

Të paktën 15 të burgosur u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën gjatë një përleshje në një burg në qytetin-port të Guayaquilit që është dorëzuar karshi dhunës, ka thënë shërbimi shtetëror i burgjeve.

“Në një pavijon të burgut Litoral, u raportuan incidente të rënda mes të burgosurve, ku vdiqën 15 dhe 14 janë plagosur”, ka thënë shërbimi i burgjeve.

Të burgosurit shiheshin duke vendosur trupat e vdekur në oborrin e burgut në një rresht të gjatë kufomash, sipas pamjeve që ka siguruar AFP-ja.

Ekuadori është bërë një nga vendet më të dhunshme në botë dhe qendër kryesore e trafikut të drogës në vitet e fundit.

Pjesa më e madhe e dhunës ka ndodhur në burgje ku përleshjet midis karteleve rivale të drogës kanë lënë të vdekur më shumë se 460 të burgosur që nga viti 2021.

Burgu Litoral është më i madhi i Ekuadorit, që zë 6.800 të burgosur.

Shërbimi i burgut ka bërë të ditur se autoritetet ekuadoriane e kanë marrë kontrollin e burgut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular