SPAK merr në pyetje Dritan Agollin, kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit

0
93

Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli ka qenë sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ku është marrë në pyetje.

Nuk ka ende informacion në lidhje me arsyen e thirrjes së tij, por kujtojmë që dy vite më parë, SPAK nisi hetimet për Dritan Agollin pas zbulimit të skandalit me tenderin 500 mijë dollarë për një libër me receta dhe informacione dhe po ashtu edhe për një dokumentar nga i cili do të promovohet puna mbi menynë “100 Fshatra”.

Agolli u mor ne hetim nga SPAK për shpërdorim detyre, abuzim me fondet publike dhe korrupsion.