VIDEO/Bujar Leskaj: 30 vjetori i Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali”, perulje para të gjithë profesorëve që u bënë nismëtarë të hapjes

0
216

Nga Bujar Leskaj
E nisa fjalën time në përvjetorin jubilar të 30 vjetorit të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Vlorës, me përulje para të gjithë profesorëve që u bënë nismëtarë të hapjes së Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali” dhe para politikanëve lokal dhe jo vetëm që suportuan këtë Universitet.

Theksova se në harkun kohor të 70 viteve, nga viti 1924, kur Fan Noli, në atë kohë të rrëmujshme të Nëntorit 1924, në 6 muaj qeveri pati mendim për hapjen e Shkollës Tregtare dhe duke vazhduar me vitin 1994, në ato fillesa të demokracisë, kur Partia Demokratike, Presidenti i Republikës Prof.Dr.Sali Berisha, Kryeministri Aleksandër Meksi vendosën dhe hapën Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”. Ky ishte nje event që është skalitur në historinë e arsimit në Vlorë, histori që vazhdon nga 1900, ka vulën në 1912-1913 me Ministrin Luigj Gurakuqi të qeverisë së Ismail Qemalit dhe për të vazhduar në gjithë këto kohë, sikurse dhe në vitet ‘70 kur u hap filiali i Fakultetit të Ekonomisë.

Në vijim të kësaj përkujtoj me respekt gjithë ata politikan lokalë, shumica të pozitës së kohës, por edhe të opozitës, të cilët lobuan dhe punuan fort për hapjen e Universitetit dhe përmend këtu Profesorin e nderuar dhe njëherazi deputet Abedin Elmazi, deputetët e tjerë të Vlorës Ibrahim Vasjari, Roland Tafili, Kryetarin e Bashkisë së Vlorës Elham Sharra, drejtuesit e opozitës së kohës, që u bënë njësh me politikanët e pozitës në lobimin për hapjen e këtij Universiteti.

Sot, ne përulemi me respekt, unë personalisht përulem me respekt përpara kujtimit të Profesorëve të Universitetit të Vlorës, të atyre që e themeluan Universitetin, ku një nga ata, krahas Prof.Abedin Elmazit, ishte i paharruari për mua, profesori im i shkollës së mesme, Prof.Vasil Mino; Prof.Abdyl Vasjari, pjesë e programeve studimore të gjuhëve të huaja.

Përmenda gjithashtu themeluesit e Fakultetit të Ekonomisë, sikurse dhe themelues të Universitetit të Vlorës, Rektorin e parë Prof.Dr.Sezai Bazaj, Zv.rektorin dhe më pas kaloi Rektor në vitin 1998, Profesorin e Fizikës Spiro Caushi, Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë Dr.Selman Lamaj, Zv.Dekania dhe më vonë Dekania Dr.Natsha Ahmetaj, të cilët sot janë personalitete në Bankë, personalitete në fushën e tyre; gjithë profesorët e tjerë, Profesorin e Matematikës Vasil Mino, Profesorin e Informatikës Sokol Mehmeti, Prof.Ilirjan Lipi, Prof.Albert Qarri, Prof.Arturi, Prof.Sebastiani, Genti Hamzaraj, Edi Frakulla.

Në fjalën time urova pedagogët dhe theksova ngritjen e nivelit të pedagogëve përgjatë këtyre viteve, sikurse sugjerova fokusimin që trupa akademike duhet të ketë në kërkimet shkencore dhe theksova se sfida dhe konkurrenca e Universitetit të Vlorës në pikpamjen time, duhet të jetë me Universitetin e Tiranës. Shtova gjithashtu se 30 vjet nuk janë shumë për jetën e një Universiteti, në jetën e nje institucioni, ato janë pak, por këto janë 30 vjet që ne na bëjnë të gjithëve krenar.

E mbylla fjalën time, duke kujtuar gjithë pedagogët e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, të cilët kanë qenë një suport i parreshtur në përmirësimin e këtij Universiteti, duke filluar me Profesor Beshir Ciceri, Profesor Lavdosh Zaho, Profesore Vjollca Karapici, për të vazhduar me dy dekanët Profesor Omer Stringa dhe Profesor Dhori Kule, Profesor Sulo Hadëri, Profesor Shyqyri Llaci, Profesore Liljana Elmazi, Profesor Fatmir Mema. Kujtova me emocion, njëherazi mikun e prindërve të mijë dhe mikun tim, Profesor Burim Husin.

Urime Universiteti të Vlorës “Ismail Qemali” në këte 30 vjetor, dhe në veçanti Fakultetit të Ekonomisë, sikurse suksese në ceremoninë e madhe që zhvillohet mbas dy ditësh për këtë 30 vjetor të Universitetit !

I uroj Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali”, qindra vite të tjera në edukim dhe shkencë !