Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një punonjëse policie të komisariatit të Korçës.
Mësohet se punonjësja e policisë me iniciale L.L, ka qenë në gjendje të dehur në timon, kur ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 4 të mëngjesit.