Gjatë periudhës 22 shtator- 02 tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri – Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me problemet kryesore në vend dhe zgjidhjen e tyre nga partitë politike.
Të pyetur nga Barometri – Euronews Albania se cilat nga partitë ofrojnë zgjidhjen më të mirë për koston e jetesës, emigrimin, korrupsionin dhe papunësinë, në një listë prej 9 partish politike, gati gjysma e qytetarëve shqiptarë kanë përzgjedhur alternativën ‘asnjëra prej tyre’.
Konkretisht, 45.3% e qytetarëve thonë se asnjë parti nuk ka zgjidhje për koston e jetesës, 47% për emigrimin, 46.6% për korrupsionin dhe 44.2% për papunësinë. Po ashtu, lidhur me të njëjtën pyetje pothuaj për secilin problem rreth 10% e qytetarëve janë përgjigjur ‘nuk e di’.