Qëllohet me armë zjarri një person të “Rruga e Elbasanit”, në Tiranë. Të shtënat janë regjistruar rreth orës 23.30 minuta. Dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat. Një person ka marrë një plumb në kokë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur. AI është qëlluar pranë një lokali, në afërsi të banesës së tij. Ai është dërguar te Spitali i Traumës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rënduar.