E pritën derisa doli jashtë pallatit dhe… Si ndodhi atentati ndaj biznesmenit! Kamerat filmuan vetëm momentin kur u qëllua me plumb, ç’deklaruan familjarët

0
139

Biznesmeni Eduart Reci ka qenë i vetëm në momentin kur u qëllua me plumb në kokë.

Raportohet se atentatorët kanë pritur momentin derisa 52-vjeçari ka dalë jashtë apartamentit të tij që ndodhej në rrugën “Faik Konica” dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

Viktima ishte jashtë pallatit ku banonte kur u qëllua me plumb në kokë. Ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar vetëm momentin kur është qëlluar, por jo autorët e krimit.

Dyshohet se atentatorët kanë qenë në distancë nga viktima. Raportohet se 52-vjeçari nga Dibra ishte biznesmen në fushën e ndërtimit dhe kishte dy fëmijë.

Familjarët e tij kanë deklaruar se biznesmeni nuk ka pasur konflikte. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në kryeqytet dhe 52-vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk arriti të mbijetojë duke humbur jetën mëngjesin e sotëm (14 Nëntor).