BallinaPolitike“Konkluzionet e hetimit parlamentar po mbahen në sirtarët e Kuvendit”- Salianji firmos...

“Konkluzionet e hetimit parlamentar po mbahen në sirtarët e Kuvendit”- Salianji firmos dhe dërgon nga qelia kallëzimin në SPAK për ‘TIMS’: Jam i sigurt se burgosja ime…

spot_img
spot_img

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, nga qëlia ka firmosur dhe ka dërguar në SPAK kallëzimin për ‘TIMS’, pas konkluzioneve të hetimit parlamentar që u bë në kominionin i cili u ngrit me kërkesë të opozitës dhe u drejtua nga ai.

Salianji ngre akuza për shkelje të rregullores ndaj kryetares së Kuvendit, duke thënë se konkluzionet e hetimit i mbylli në sirtarët e Kuvendit përtej afateve, teksa thekson se prej kohësh duhej t’i ishin përcjellë organit të akuzës.

Sipas demokratit, konkluzionet do të ndihmojnë në zbardhjen e të vërtetës dhe të përgjegjësive.

“Jam i bindur edhe më shumë sot se një nga arsyet e burgosjes time politike është dhe zbulimi i manipulimeve me TIMS për të ndihmuar krimin e organizuar”, shprehet ndër të tjera ai.

Të gjenden arsyet, qëllimi dhe përgjegjësia për këtë akt të rende, të pengimit të drejtësisë dhe mbrojtjes së krimit, që të çon vetëm në një drejtim! Autori është Edi Rama.

Ky skandal, ku doganierja e parlamentin nuk e dërgon në SPAK hetimin parlamentar pavarësisht se ligji e parashikon dhe kryetari i komisionit e ka depozituat prej muajsh, duhet hetuar! Ato hetime parlamentare janë punë e kontribut disa mujor me kolegë dhe ekspertë dhe është një shërbim i vyer ndaj interesit publik, lidhur me ndërhyrjet kriminale në sistemin TIMS. Ato konkluzione janë serioze dhe profesionale dhe ndihmojnë në zbardhjen e të vërtetës dhe të përgjegjësive. Nuk janë rekuizita personale e një kryeparlamentareje kukull. E ka për detyrë të bëjë atë që thotë rregullorja.

Padyshim se ajo njeh Skenderbeun e saj mbi çdo normë e ligj dhe është gati të bëjë kamikazen. Por krimi i TIMS në këtë mënyrë dyfishohet. Nderhyrjeve të paligjshme në sistem u shtohet paligjshmëria e Spiropalit që nuk dergon dosjen në SPAK.

E gjitha kjo vërteton se gjetjet e Opozitës qëndrojnë. Verteton dhe një herë lidhjet e qeverisë me krimin, dhe shërbimin e saj ndaj bandave.

Jam i bindur edhe më shumë sot se një nga arsyet e burgosjes time politike është dhe zbulimi i manipulimeve me TIMS për të ndihmuar krimin e organizuar.

Dhe kjo është padyshim një arsye e një motiv më shumë për betejë me regjimin, dhe një konfirmim i kauzave tona të drejta”, tha Salianji nga kabina telefonike e burgut të Fierit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular