Shoqata e Bankave kërkon qartësi për afatet e ndryshimeve të pritshme ligjore dhe rregullatore

0
104

Shoqata Shqiptare e Bankave kerkoi dje me shume qartesi lidhur me afatet e disa risive te rendeishsme ligjore dhe rregullatore ne proces pergaditje. Ne fjalen e tij gjate konferences vjetore te Bankes se Shqiperise Kryetari i Shoqates se Bankave Bledar Shella theksoi nevojen per nje hap me te shpejte ne hapat e nevojshme per te qene plotesisht gati per tu integruar ne Bashkimin Europian.
“Tani nuk ka me kohe. Ndoshta para disa vitesh ishim ne qe kerkonim tek autoritetet me shume durim dhe shtyrje te afatave te zbatimit te standarteve persa kohe nuk dukej nehorizont një datë e afërt e anëtarësimit në BE. Sot flasim ndryshe. Sepse kemi një horizont kohor të përcaktuar – viti 2030. Dhe në këtë afat kohor industria bankare nuk mund të mos jetë pjesë kontribuese, mbështetëse dhe zbatuese e reformave që na presin. Më lejoni të theksoj se ne jetojmë në një kohë ku zhvillimet janë dinamike dhe gjërat
ndryshojnë vazhdimisht. Interesi ynë është maksimal se si do të veprohet me afatet për
plotësimin e MREL për bankat sistemike, kur do të kemi ligj të ri për bankën qendrore dhe
bankat e nivelit të dytë, si mund të ndryshohet skema e sigurimit të depozitave dhe kur do
të jemi gati për instant payments,” tha ai.
Sipas tij, sektori bankar është plotësisht i vetëdijshëm se sfida e integrimit të industrisë
bankare nëpërmjet plotësimit dhe zbatimit të kuadrit ligjor dhe rregullativ të BE-së dhe
institucioneve të saj do përfshirjen e të gjithë palëve të interesuara.
“Veprimtaria bankare, e cila prej disa vitesh, në fakt, është duke iu përshtatur
ndryshimeve rregullative në përputhje me standardet e BE-së, nuk vjen në këtë territor e
zbrazët. Tashmë edhe qëndrimet dhe oponenca jonë ndaj ndryshimeve udhëhiqen
plotësisht nga fakti nëse këto ndryshime janë në përputhje me standardet e BE-së apo jo.
Kjo na ka bërë të provojmë më shpejt barrën e ngarkesës dhe të përgjegjësisë për t’i
shkuar këtij procesi pa rezistencë, por me dëshirë, me energji dhe besim. Edhe pse
përshtatja e legjislacionit që kërkohet është pothuajse e përcaktuar nga direktivat e BEsë, sërish roli ynë është i domosdoshëm. Standardet e reja duhen kuptuar mirë, ka nevojë
për edukim dhe trajnim të stafeve që do t’i zbatojnë ato, por ka nevojë edhe për edukim të
publikut për t’i kuptuar. Duke filluar që nga PSD2 dhe SEPA e në vazhdim për të tjerat. Ne
si AAB na takon të jemi në krye të këtij procesi duke i trajtuar me prioritet sipas agjendës”
tha z.Shella.
Ai vuri në dukje se sektori bankar ka arritur te permbush kerkesat e lidhur me bankingun e hapur, ndersa ka hedhuyr hapa te medha perpara ne drejtim te dixhitalizimit.
“Ne sapo mbyllem me sukses OPen Banking, e gjitha ne zbatim te PSD2. Tani presim vendimin per te qene pjese e SEPA. Digjitalizimi, duhet zbatuar kerkesat e rrepta per sigurine kirbenetike dhe per mborojtjen e te dhenave personale, ka perfshire cdo aspekt te veprimtarise bankare – qe nga onboarding, nenshkrimi elektronik, sherbimet, pagesat utilitare, pagesat e sherbimeve publike, kontrolli i llogarise, kembinet etj, te gjitha ne nje telefon smart. Te ndergjegjshem se akoma kemi per te bere per perfshirjen financiare edhe pse me ligjin per llogarite bazike tashme ekziston produkti per te terhequr me shume qytetare ne banke”- u shpres kreu i AAB z.Shella.

Sipas tij, shifrat e deritanishme dëshmojnë qartë se industria bankare është në një
moment shumë të mirë të zhvillimit të saj. Vetëm për 9 mujorin e këtij viti, sektori bankar
ka dhënë rreth 281 miliardë lekë kredi për ekonominë, në rritje me 30% krahasuar me të
njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Raporti i kredive me probleme ka rënë në 4.58%, niveli
më minimal në 16 vitet e fundit. Rritja vjetore e depozitave 4.1%. 63% e numrit të pagesave
kryhen në kanalet elektronike. Edhe vlera e përgjithshme e pagesave në këto kanale është
rritur në 41%. 34% e llogarive bankare aktive janë të aksesueshme nga interneti.
Z.Shella theksoi se roli i industrisë bankare dhe kontributi i saj në zhvillimin e ekonomisë
është i padiskutueshëm.
“Ne jemi krenarë që, pasi kaluam pasojat e krizës së 2008 – 2010 dhe ato të viteve 2019 e
mbrapa, si tërmeti, pandemia, lufta në Ukrainë apo inflacioni, industria bankare rezultoi e
fuqizuar, e mirëkapitalizuar sipas kërkesave të Bankës së Shqipërisë, me rritje të
veprimtarisë kredituese, më shumë besim të publikut te bankat, më shumë digjitalizim dhe
më shumë hapje ndaj publikut. Këtë trend pozitiv duhet ta forcojmë dhe përmirësojmë
gjatë procesit të reformave që na bashkojnë me BE-në,” tha ai. Monitor