U qëllua me plumb në kokë jashtë banesës, kush është viktima, ish-punonjës i SHISH! Biznesmeni i ndërtimit, baba i dy fëmijëve

0
128

Viktima i atentatit të mbrëmjes së të mërkurës (13 Nëntor) në kryeqytet raportohet se ishte biznesmen në fushën e ndërtimit.

52-vjeçari Eduart Reçi, baba i dy fëmijëve, ka punuar vite më parë si punonjës i SHISH. Ndërsa sipas familjarëve ai nuk kishte konflikte.

Viktima është ruajtur nga atentatorët, të cilët kanë pritur momentin derisa 52-vjeçari ka dalë nga apartamenti i tij në rrugën “Faik Konica”.

Ai po qëndronte i vetëm jashtë pallatit, kur u qëllua me një plumb në kokë, dyshohet nga distanca.

Kamerat e sigurisë raportohet se kanë filmuar vetëm momentin e vrasjes së bizmesmenit, por jo autorët e krimit.

Ndërkohë në momentin e atentatit në zonë ka pasur qytetarë të cilët kanë dëgjuar të shtënën me armë. Kalimtarët kanë njoftuar policinë që ka shkuar në vendngjarje.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, pallatin ku jetonte viktima e kishte ndërtuar vetë pasi ishte biznesmen ndërtimi.