Kthjellime, por edhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për fundjavën

0
168

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Dita e shtunë parashikohet të ketë mot  kryesisht të kthjellët e vranësia të pakta të cilat do të jenë kryesisht në juglindje të vendit, aty ku edhe deri në orët e mëngjesit  do të ketë prezencë të reshjeve të shiut dhe në lartësinë mbi 900 metra reshje bore.

Dita e diel do të ketë mot të kthjellët, sipas SHMU.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

1
2