Shtyhet për vitin 2025 rivlerësimi i pronave. Arsyeja pse ministria e Financave kërkoi pezullimin?

0
118
City of Tirane, Tirana, Albania. November 5, 2023. Image of Tirana Skyline showing the colorful buildings and the cloudy sky of autumn.

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do të kryhet gjatë vitit 2025. Kjo masë do të ulë tatimin nga 15 në 5%, duke i dhënë mundësi qytetarëve të kursejnë para në shit-blerjen e pronave.

Rivlerësimi në masën 5% u dakordësua në kuvend, dhe pritej të kalonte në parlament gjatë muajit tetor, por Ministria e Financave, kërkoi pezullimin, pasi për pronat në të gjithë vendin duhet të përcakohet çmimi i ri referencë.

Me këtë argument, vetë ministria thotë së të dy proceset, duhet të ecin paralelisht në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët nga afrimi i vlerës së pronës së tyre me çmimet e tregut.

Rivlerësimi është një proces, ku qytetari përfiton edhe indirekt, pasi i thjeshtohet mundësia për marrjen e një kredie dhe mban larg  zyrat përmbarimore.

Rivlerësimi është miratuar disa herë në vendin tonë dhe vetë qeveria lajmëron se kjo do të jetë hera e fundit që ndodh.

Por ky lajmërim, ka krijuar ngërç në tregun imobiliar, ku agjencitë raportojnë ulje të volumit të shitjeve. Gjatë vitit 2023 u miratuan çmimet e referencës për Tiranën, ku pati rritje deri në 30% të vlerës së pronave në disa zona të kryeqytetit.