VOTOJENI/Holta Meçaj, kandidatja shqiptare në garë për këshilltare rajonale në Bolonja

0
237

Holta Mecaj jeton dhe punon në Itali, dhe është e angazhuar në jetën publike të qytetit të Bolonjës. Tashmë shqiptarja me shtetësi italiane është pjesë e garës për zgjedhjet rajonale në Bolonja, duke u mbështetur në dëshirën dhe vullnetin për të përfaqësuar komunitetin shqiptar. ”Kandidatura ime në zgjedhjet rajonale të Emilia-Romagna lindi nga dëshira për të përfaqësuar jo vetëm komunitetin shqiptar, por të gjithë ata që e shohin integrimin si forcë. Unë besoj në vlerën e punës, pjesëmarrjes aktive dhe mundësive të krijuara së bashku. Qëllimi im është të veproj si një urë lidhëse midis dy kulturave që më formuan, duke vënë përvojën dhe ekspertizën time në shërbim të komunitetit për një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”,-thotë Mecaj.

Holta Meçaj, një kandidate e përkushtuar për integrimin dhe zhvillimin ndërkulturor midis Italisë dhe Shqipërisë! Holta Meçaj, e diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Bolonjës, me Master në të Drejtën Ndërkombëtarë dhe një Master Ekzekutiv në Menaxhimin e Pronësisë Intelektuale, kandidon për zgjedhjet rajonale të Emilia-Romagna 2024. Me mbi 10 vite përvojë në menaxhimin e plotë të kontratave dhe prokurimeve publike, nga përpilimi i tenderëve deri te nënshkrimi i kontratave, Holta ka fituar aftësi specifike edhe në menaxhimin e projekteve evropiane, veçanërisht për Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin e zgjidhjeve inovative.

Karriera e saj profesionale është pasuruar me specializime në të drejtën intelektuale, një burim thelbësor në kontekstin bashkëkohor. Përveç karrierës së saj, Holta është e martuar me një shtetas italian nga Bolonja dhe është nënë e dy vajzave të vogla. Me origjinë shqiptare dhe shtetësi italiane, Holta dëshiron të përfaqësojë komunitetin shqiptar në Itali, duke promovuar integrimin dhe dialogun ndërkulturor midis dy vendeve.

Ajo dëshiron të nxisë bashkëpunimin dhe rritjen, duke siguruar një përfshirje më të madhe sociale dhe kulturore. Më 17 dhe 18 nëntor 2024, vota për Holta Meçaj për provincën e Bolonjës dhe provincën e Modenës do shërbej si një urë midis kulturave dhe një angazhim i vërtetë për të ardhmen e rajonit të Emilia-Romagna