Aksioni i SPAK për laboratorët e kokainë. 10 të arrestuar, zbulohet identiteti i njërit…

0
41

Detaje të reja kanë dalë në dritë për operacionin antidrogë gjatë natës në Tiranë dhe disa zona të tjera.

Numri i të arrestuarve ka shkuar në 10, ndërsa operacioni vijon ende prej orësh.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, është zbuluar një laborator në Tiranë. Për këtë konfirmohet zyrtarisht se është përshtatur një banesë si vend që do përpunohej lënda kokainë, në Qerekë janë gjetur pajisje materiale që përpunojnë drogën e kokainës, ende nuk jepet asnjë e dhënë për këtë operacion se sa është sasia e drogës së kapur kokainë dhe identiteti i personave të arrestuar, ata janë sjellë në ambientet e policisë gjatë natës.

Operacioni vijon edhe në qytete të tjera, në Durrës dhe Kavajë për shkak se grupi përdorte zona të ndryshme dhe objekte të ndryshme duke e zhvendosur vendin ku përpunohej kokaina. Burime jo zyrtare thanë se kokaina sillej nga vendet e Amerikës Latine, një linjë e njohur për grupe të tjera kriminale.

Ka përgjime dhe vëzhgime ambientale, deri më tani autoritetet ia kanë dalë mbanë ta ruajnë sekretin hetimor dhe do të ketë një njoftim zyrtar në vijim. Njëri prej anëtarëve të grupit kriminal është Aldi Zonja. Ndaj personave të tjerë gjykata ka aprovuar kërkesën e masave të SPAK për urdhër ndalimi. Operacioni vijon ende në Nikël dhe periferi të Tiranës dhe Shqipërinë e mesme.