Kombëtarja e Shqipërisë pret sot Çekinë në stadiumin “Arena Kombëtare”. Ndeshja nis në orën 20:45 dhe vlen për Grupin B1 në Ligën e Kombeve.
Tifozët tashmë kanë mbushur shkallët e stadiumit. Atmosfera është festive, ndërsa të gjithë këndojnë. Pikërisht prapa porte ndodhen dhe grupimet që bien në sy për mbështetjen e tyre.