“Lojtarët e Kosovës komunikuan në telefon me përfaqësues të UEFA-s”, gazetari rumun zbulon prapaskenat interesante: Ishin shumë pranë rifillimit, por panë një video dhe…

0
135

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës nuk përfundoi dhe quhet “e braktisur”! Pasi gati 1 ore, arbitri ka vërshëllyer tri here pasi ne fushe doli vetëm Rumania dhe shkelmoi topin… Kosova ka qëndruar në dhomat e zhveshjes. Arbitri vërshëlleu fundin e ndeshjes edhe pse kishte ende minuta për të luajtur. 

Ndërkohë nëpërmjet një postimi në “Twitter”, gazetari i njohur rumun, Emanuel Roshu, zbulon se lojtarët e Kosovës ishin shumë pranë rifillimit të ndeshjes në një moment, por ata panë një video dhe u bindën të mos ktheheshin më në fushë.  

Gjithashtu Roshu bën me dije se drejtuesit e Kosovës ishin në konktakt me përfaqësuesit e UEFA-s përmes telefonit.  

“Lojtarët e Kosovës ishin shumë pranë rifillimit të ndeshjes në një moment, por ata panë një video dhe u bindën të mos ktheheshin më. Ata ishin në kontakt me përfaqësuesit e UEFA-s përmes telefonit”, shkruan gazetari rumun.