Pranga vëllait të ish-deputetit Rrahman Rraja, ishte shpallur në kërkim pasi dhunoi familjen Caca

0
190

Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja ka rënë në prangat e policisë.

Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit Rrahman Rraja është shpallur në kërkim para disa ditësh pas dhunës së ushtruar ndaj familjes Caca.

Flamur Rraja dhunoi Kujtim Cacën dhe familjen e tij. Dyshohet se konflikti mes tyre ishte për shkak të një prone.

Në kërkim u shpall edhe djali i Flamur Rrajës, Ariel Rraja për ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë.

Sipas informacioneve, Ariel Rraja ka qenë arrestuar një vit më parë, në tetor, pasi u kap me rreth 50 gramë kokainë në automjet gjatë një kontrolli policor, ndërsa i ati ka qenë pjesë e dhunës së ushtruar ndaj pjesëtarëve të familjes Maja dhe atëherë qe shpallur në kërkim.